Në fund të viteve 40-të, në zonën e Mirditës (dhe të Matit) u vranë katër vajza, të cilat u akuzuan se kishin shkelur zakonet e maleve. Ato ishin Mrikë Lokja, Shkurte Cara, Marta Tarazhi dhe Prenda Tarazhi. Sot, ndërsa kanë kaluar mbi 70 vjet, një vajzë nga Afganistani nuk dëshiron që shoqet e saj të kenë një fat të tillë. Kjo vajzë që flet nga SHBA është kapitenia e ekipit të futbollit të femrave të Afganistanit, Shabnam Mobarez, që i ka dërguar një letër FIFA-s ku i kërkon që të mbrojë lojtaret e tjera që kanë mbetur në atdheun e tyre. Kapitenia 25-vjeçare thotë se shoqet e saj janë fshehur, kanë djegur uniformat, por nuk janë të sigurta sepse fanatikët mund t’i përndjekin dhe t’i vrasin.
Sfidanti.al