Juventus, mos e merr lehtë Ajaksin, e pe si fitoi me PSV-në?!

Holandezët nuk mund të quhen favoritë në Champions, në çerekfinale, dhe kjo është e qartë, por nuk mund të thuhet edhe se janë të eleminuar që tani. Jo vetëm suksesi i pabesueshëm ndaj Ajaksit, por edhe fitorja e madhe në kampionat ndaj PSV Ajndhovenit e tregoi fare mirë forcën e “heshtëtarëve”.

Në një duel që duhej fituar me patjetër, Ajaksi shënoi shpejt (Daniel Shvab autogol në 21’), dhe përballoi një goditje të rëndë në fillim të pjesës së dytë. Nusair Mazraui u përjashtua me karton të kuq në minutën e 57-të, dhe në aksionin që pasoi, Luk De Jong barazoi për PSV-në. U deshën 10 minuta që Ajaksi të merrte veten, por braziliani David Neres ishte “engjëlli shpëtimtar”. Ai fitoi penalltinë që solli avantazhin e dytë, me anë të Dushan Tadiçit, dhe shënoi golin e tretë në fund.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Ajaksit, De Ligt, u shpreh më pas se “u duk sikur një energji dhe forcë e papritur lindi tek ne”. “Ishte një lloj instikti për mbijetesë, – vazhdoi mbrojtësi i qendrës, – Nusairi gaboi, por mirë që fituam sepse do ta kishte ndjerë veten shumë fajtor”.

“Ne treguam forcë dhe luftuam për çdo centimetër, – u shpreh De Ligti, – Gjithsesi, ne nuk mund të gëzojmë gjatë, pasi në mesjavë na pret ndeshja me Emenin, ndeshja më e rëndësishme për ne, këtë moment”. Ajaksi po lufton në tre fronte, në kampionat (2 pikë pas PSV-së), në Kupën e Holandës dhe në Champions.

Sfidanti.al