Klubi amerikan Inter Miami ka vendosur të bëjë një gjest të veçantë për kapitenin e tij, Lionel Messi, duke i dedikuar një tribunë në stadiumin e ri “Nu Stadium”.
Tribuna do të quhet “Leo Messi Stand”, një vendim i pazakontë në botën e futbollit, pasi zakonisht këto nderime u rezervohen legjendave të pensionuara.
Në një deklaratë zyrtare, klubi theksoi se kjo është një përjashtim nga tradita, pasi Messi po shkruan historinë në kohë reale me paraqitjet e tij.“Zakonisht nderimet i përkasin së kaluarës. Ndërtohen mbi kujtime. Kjo është ndryshe. Kjo lind nga e tashmja dhe nga emocionet që ndjen çdo herë që Leo hyn në fushë,” thuhet në reagimin e klubit.
Stadiumi i ri me kapacitet 26,700 vende do të inaugurohet më 4 prill, kur Inter Miami do të përballet me Austin FC.

