Independiente-Universidad de Chile përfundon në gjak

Në Argjentinë futbollit ka pësuar një humbje të rëndë. Ndeshja Independiente-U de Chile, e vlefshme për 1/16-at e Copa Sudamericana, është ndërprerë për të mos nisur më nga arbitri uruguaian Tajera, i cili dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes vetëm dy minuta pas startit të pjesës së dytë, kur vuri re se shkallët e stadiumit u kthyen në një ring të vërtetë. Gjithçka nisi në pjesën e parë kur tifozët, të cilët kishin udhëtuar nga Kili goditën me fishekzjarre sektorin e ultrasve të Independiente. Tifozët argjentinas me të nisur pjesa e dytë kërkuan revansh dhe përveç se sulmuan miqtë me stola dhe sende të të tjera të forta arritën që edhe të futeshin në sektorin e tyre. Në atë moment “Estadio Libertadores de America” u kthye në një ferr të vërtetë ndërsa e gjithë zona e Avejanedës u kthye në një skemë krimi ku thuhet se janë plagosur rëndë 10 tifozë ndërsa dhjetra të tjerë kanë kaluar mbrëmjen në spital.

sfidanti.al