Harden kalon Xhordanin, bashkë me Uestbrukun kalojnë dyshen Brajant-O’Nill!

Nuk e pati përballë kundërshtarin e madh, por gjithsesi paraqitja ishte e madhe. Xhejms Harden ishte lideri i Hjustonit në duelin ndaj LA Lejkërsave në NBA, duke ndihmuar në fitoren e lehtë 113-97. Lebron Xhejms nuk ishte për Lejkërsat, ndërsa Hjustoni nuk pati Rasëll Uestbrukun. Harden shënoi 39 pikë, kapi 8 topa në tabela e shërbeu 12 asistë. Ai kaloi legjendën Majkëll Xhordan për “dabëll-dabëll” me më shumë se 35 pikë, duke ia dalë 73 herë ndaj 72 të Xhordanit. Hardeni, së bashku me Uestbrukun, ndërkaq, janë drejt një tjetër rekordi të NBA-së. Së bashku, këtë sezon kanë mesatarisht 61.7 pikë për ndeshje, kur duhen edhe 4 sfida deri në fund të sezonit të rregullt. Rekordin, deri tani e ka dyshja e Lejkërsave, Kobi Brajant-Shakill O’Nill me mesataren së bashku 57.5 pikë për ndeshje në 2002-2003.

Sfidanti.al