Gjermania e ka mbyllur grupin si lidere e grupit A në Euro 2024. Organizatorja e europianit barazoi 1-1 me Zvicrën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Zvicra kaloi e para në epërsi me Ndoye në minutën e 28-të pas një aksioni fantastik të ndërtuar. Gjermania u mundua deri në fund të shënonte golin e barazimit, teksa u desh të futej Fullkrug në lojë për të realizuar. Ishte minuta e dytë shtesë ku Fullkrug shënoi me kokë për 1-1. Me këtë fitore, Gjermania e mbyll grupin si liderë me shtatë pikë, teksa Zvicra mbetet e dyta me pesë dhe kualifikohet po ashtu. Vendi i tretë me 3 pikë shkon për Hungarinë që kaloi 1-0 në fund Skocinë.
sfidanti.al