Formula 1, Alpine në kërkim të sponsorëve

Alpine mund të konsiderohet edhe si skuadra e VIP-ave në Formula 1 dhe për ta forcuar këtë imazh, drejtuesit kanë një strategji të qartë. Me objektiva të mëdha për të ardhmen, Alpine synon që pas nënshkrimit me kompaninë “Otro Capital” e cila derdhi 200 milionë euro, ka ardhur momenti që pjesë e skuadrës të bëhen emra të famshëm në mënyrë që imazhi i skuadrës të rritet e në këtë mënyrë edhe arkëtimet.

Në këtë inisiativë do të bashkohen lojtarët e njohur të futbollit amerikan, Patrick Mahomes dhe Travis Kelce, mbrojtësi djathtë i Liverpool, Trent Alexander-Arnold , ish mesfushori Juan Mata, boksieri Anthony Joshua  dhe ylli i golfit, irlandezi Rory McIlroy. Një skuadër e mbushur me yje, e ardhmja e Alipne në F1 duket e ndritur.