Moto GP, ndalesa e Australisë për titullin

Ka ardhur momenti i Filiph Island, një nga pistat më spektakolare të Moto GP, vendi ku do të caktohet me shumë mundësi edhe fati i titullit për pilotë, vetëm pak ditë pasi Ducati rrëmbeu atë për konstruktorë. Pecco Bagnaia lider me 18 pikë më shumë se Jorge Martin, ndalesa e fundjavës është pikërisht në pistën australiane.

Dueli në distancë mes italianit dhe spanjollit do të reflektohet pikërisht në pistën e ishullit ku do të thonë fjalën e tyre edhe Maverick Viñales, Jack Miller apo Fabio Quartararo. Ndalesat deri në fund janë 5 dhe beteja për trofeun final mbetet e  hapur pasi Australia do të pasohet nga Tailanda, Malajzia, Katari dhe gara finale e Valencias në 26 nëntor.

sfidanti.al