Ish-sulmuesi i Lecce-s, Romës dhe Juventusit, Mirko Vucinic është dënuar me 2 vite burg me kusht pasi u ka fshehur autoriteteve italiane rreth 6 milionë euro. Bëhet fjalë për shumën e fituar në vitet 2014-2017 nga kontrata milionere që ai kishte nënshkruar me klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Jazira.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lecce që u bazuar në akuzën e mashtrimit të deklarimit. Prokuroria kishte kërkuar 4 vuite heqje lirie për ish-sulmuesin malazez duke nënvizuar se në atë periudhë si rezident në Itali, taksat duhej t’i kishte paguar pikërisht në këtë vend.
sfidanti.al