Formacioni i Botërorit deri para çerekfinaleve, nga Shezni tek Mbape!

Mund të ndryshojë me kalimin e ndeshjeve, pasi jemi ende përpara sfidave të fundit. Gjithsesi, shumica e përballjeve në Kupën e Botës ka përfunduar dhe specialistët kanë krijuar formacionin më të mirë deri tani, të cilin e boton “La Gazeta delo Sporti”. Futbollistët janë të spikatur, ndonëse njëri prej tyre është eliminuar, portieri i Polonisë, Shezni. Më i miri deri tani duket Kilian Mbape që ka shënuar 5 gola.

Formacioni më i mirë: Shezni (Poloni), Damfris (Holandë), Gvardiol (Kroaci), Van Dajk (Holandë), Teo Hernandez (Francë), Bruno Fernandez (Portugali), Sofian Amrabat (Marok), Xhud Belingham (Angli), Lionel Mesi (Argjentina), Risharlison (Brazil), Kilian Mbape (Francë).

Sfidanti.al