Ernest Gjoka debuton me fitore, befasohet Struga e Duros

Ernest Gjoka ka debutuar me fitore në stolin e skuadrës së Shkupit, duke mposhtur Tikvec Kavadarsi me rezultatin 3-2. Në fakt ishte një fitore e mundimshme, e realizuar me përmbysje dhe vetëm në momentet e fundit të sfidës. Shkupi i trajnerit Gjoka hapi sfidën në minutën e 39-të me Voshën, por miqtë reaguan në pjesën e dytë me dopietën e Spahiut(53’ dhe 82’). Megjithatë, në fundin e ndeshjes është Avrornyo(86’ dhe 90’+7), që bëri të mundur suksesin e Shkupit dhe Gjokës në debutim, 3-2. Struga e Shpëtim Duros ka pësuar humbje në shtëpi, 2-3 përballë Sileks. Për Strugën shënuan Ibraimi (23′) e Radeski (34′) dhe për Sileksin Igantov (36′ e 48′) dhe Kalanoski (52′). Fiton Shkëndija, që ka mposhtur Gostivarin me rezultatin 4-1. Pas javës së 29-të, Struga kryeson me 58 pikë, ndjekur nga Shkupi me 58, Shkëndija me 55

sfidanti.al