Asnjë trajner i ndonjë ekipi kombëtar nuk e ka arritjen e tij. Veterani i stolit, Oskar Tabarez, e drejtoi Uruguajin në ndeshjen e 224-ët, atë në fushën e Bolivisë që u bë fatale. Ekipi përfaqësues amerikanolatin këto kohë nuk po shkëlqente aspak, madje rrezikon të mos shkojë në finalet e Kupës së Botës në Katar dhe humbja 0-3 në Bogota e la 3 pozicione poshtë vendit të katërt që të kualifikon direkt. Tabarez u shkarkua nga Federata pas 15 vitesh në detyrë, ndërsa Uruguaji i tij ka humbur 4 ndeshjet e fundit radhazi. Në moshën 74-vjeçare nuk dihet nëse trajneri i shquar do të ketë energji dhe besim për të vazhduar karrierën.
Ai e nisi detyrën me kombëtaren në 1988 deri në 1990, duke eleminuar Argjentinën e Maradonës në Kupën e Amerikës e duke humbur finalen ndaj Brazilit. Ai më pas drejtoi ekipe të njohur si Milanin dhe Bokën, si dhe Kaljarin e Oviedon, duke u kthye tek Uruguaji në 2006. Në 2010, ekipi arriti gjysmëfinalet e Kupës së Botës, rezultati më i mirë pas fitoreve të titujve në 1930 e 1950, por ashtu fitoi Kupën e Amerikës në 2011, e para në 24 vjet.
Sfidanti.al