Dëmtohet Odise Roshi, mbetet 3 javë jashtë fushe!

Lajmi është i keq, por ai pritet të jetë gati në kohë. Odise Roshi pëson një ndalesë në Turqi dhe mediat turke raportojnë se lojtari shqiptar do të ketë një ndalesë. Ai pësoi dëmtim dhe analizat mjekësore nxorrën se do të duhet të rrijë pushim të paktën për 3 javë. Kjo do të thotë se Roshi mund të kthehet në fushë për Sakariasporin në fillim të muajit maj. Koha është e përshtatshme që ai të jetë gati për ndeshjen e kombëtares në qershor në eliminatoret e Europianit, me trajnerin Silvinjo që nuk e ftoi për Poloninë, por deklaroi se do ta ketë parasysh një herë tjetër. Kjo, gjithnjë nëse nuk pëson ndonjë ndalesë tjetër.

Roshi ka qenë në formë mjaft të mirë këtë vit për Sakariasporin duke shërbyer 5 asistë, pra duke ndihmuar shokët që të shënojnë gola. Personalisht, ai ka realizuar vetëm një herë, por kjo për shkak të pozicionit të tij si lojtar krahu. Ylli 31-vjeçar fierak shpreson që të ngjitet sezonin e ardhshëm në Superligën e Turqisë, dhe pozitat në renditje nuk janë aspak të këqija. Sakariaspori është në vendin e katërt me 52 pikë në 29 ndeshje, duke qenë shumë pranë vendit të dytë.

Sfidanti.al