Dashuria për futbollin është më e madhe sesa veshka!

Ivan Klasniç ka përjetuar një ankth të vërtetë që ta vazhdojë karrierën e tij profesioniste, por, nëse, gjatë nëntë viteve të kaluar, ky futbollist kroat nuk ka pasur asnjë problem dhe ka funksionuar normalisht me një veshkë, tani, punët janë komplikuar shumë, qëkur veshka e dhuruar atij nga i ati, ka nisur të ketë probleme. Ky ish-sulmues i ekipit përfaqësues kroat bëri një transplantim të suksesshëm të veshkës, më 2007, por, nëse ky transplantim e ndihmoi atë që ta vazhdonte karrierën edhe gjashtë vite të tjerë, tani, ai ndodhet në një situatë serioze, kur kërcënohet jeta e tij. Sidoqoftë, para pak kohësh, ai arriti të ngrihej në këmbë mbas transplantimit të tretë të veshkës dhe i befasoi të gjithë, kur njoftoi se ai do të kthehet në fushat e futbollit, pasi ka mbushur 37 vjeç dhe ka bërë tre transplantime veshkash!

“Që të jem i sinqertë, unë nuk kam ndermend që të ndaloj këtu. Nuk pranoj që të punoj si trajner. Dua të jem i sinqertë se, mbas transplantimit të ri të veshkës, unë kam shpresa që të kthehem në fushën e futbollit. Mendoj se këta gjashtë muaj do të jenë vendimtarë që unë të rimarrë formën time, pasi për pensionimin tim ëshë herët që të flitet”, tha Klasniç, duke shtuar se ai, tani, është bërë si një “makineri e re”!

Sfidanti.al