Cili ishte rivali misterioz me të cilin Hamilton desh u zu me grushte?!

“Po, unë isha shumë afër zënies me grushta me një rival të Formula 1”. Ky ishte pohimi i bërë nga Ljuis Hamilton, ndërsa ishte i përfshirë në Çmimin e Madh të radhës, ndonëse kampioni i botës nuk zbuloi se kush ishte ky rival. “Po, doja shumë që të zihesha me grushta me atë rival, – vazhdoi ai, – por, koha kaloi dhe asgjë nuk ndodhi”.

Spekullimet ishin të menjëhershme se flitet për ish-shokun e skuadrës, Niko Rosbergun. Të dy pilotët, shokë që kur ishin fëmijë në garat Kart, patën një konflikt ndërsa ishin që të dy tek Mercedesi, dhe nuk flasin as sot e kësaj dite, 18 muaj pasi Rosberg fitoi titullin dhe la sportin.

Gjithsesi, në karrierën e tij të gjatë, Hamilton ka pasur disa rivalitete, si ato me Fernando Alonson apo Sebastian Fetelin, sa për të përmendur dy pilotë të tjerë. Apo ndoshta mund të bëhet fjalë për holandezin e Red Bullit, Verstapen, të cilin Ljuisi e quajti “kokëk..”, por pastaj i kërkoi falje në distancë?

Sfidanti.al