“Bëmë vëlla të të ngjaj”, një tjetër Fetel në garat e shpejtësisë!

Sebastian Fetel shpejt besohet se nuk do të jetë i vetmi pjesëtar i familjes së tij në Formula 1. Për momentin, nuk është i vetmi në garat e shpejtësisë. Mediat gjermane njoftojnë se vëllai i tij, Fabiani, do të marrë pjesë Kupën TT Audi, në pistën e Hokenhajmit. Vëllai i vogël i Sebit, vetëm 18 vjeç, po hyn në një kompeticion nëpër të cilin kanë kaluar shumë nga kampionët e mëdhenj të Formula 1 në të kaluarën, si Mikael Shumaher, Alen Prost, Airton Sena, Nelson Pike apo Zhak Vilnëv.

“Me benzinë në gjak”, bën shaka “Bildi” për vëllezërit Fetel. Sebastiani nuk do të jetë në garën e të vëllait, por mbështetja familjare nuk mungon pasi babai Norbert do të udhëtojë 45 km për të ndjekur djalin e vogël. “Bildi” vazhdon me shakatë duke theksuar se “Fabiani do të ketë një avantazh ndaj vëllait të madh, pasi do të konkurrojë me dy zonjusha, Vivien Keshtelin (Hungari, 16 vjeç) dhe Fabienë Volvend nga Lihtenshtajni (19 vjeç).

Sfidanti.al