Pas ngjarjeve në Rrogozhinë në sfidën mes Tiranës e Bylisit, pati shumë ndëshkime dhe njëri prej më të rëndëve ishte për portierin Visaj Bekaj. Ai u dënua me 1 vit pezullim nga futbolli, gjë që do ta kishte penguar ndjeshëm, por më pas Komisioni i Apelit vendosi që ky dënim ekzemplar të ulet në … vetëm 2 ndeshje. Pas një vendimi të tillë, Bekaj mundi të shkonte në Turqi tek Hatajspori, pikërisht tek ekipi që u godit nga tërmeti i shkurtit. Padyshim që portierit nga Kosova i urohet sukses në karrierë pas 3 viteve me Tiranën, por nga ana tjetër duket e vështirë që nga një dënim prej 12 muajsh të shkohet në vetëm … 2 javë.
Sfidanti.al