Një tjetër goditje nga koronavirusi në sport, në futboll, dhe në një emër të shquar. Keni Dalglish, njeriu që fitoi çdo trofe të mundshëm me Liverpulin si lojtar dhe si trajner, ka dalë pozitiv për virusin famëkeq dhe ndodhet në spital që nga e mërkura. Familja e legjendës njoftoi se gjendja e tij nuk është aspak kritike, por gjithsesi lajmi ka krijuar ankth tek tifozët e Liverpulit, si dhe tek emrat e tjerë të njohur në skuadrës.
Që nga Stiven Xherrard e Xhemi Karrager, për të vazhduar me Hendersonin, Bekerin e të tjerë lojtarë të sotëm, kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për ish-yllin e viteve 70-të e 80-të. Një mbështetje e fortë edhe nga Federata Skoceze e Futbollit, pasi Dalglishi ishte skocez dhe luajti për kombëtaren e vendit të tij. Mesazh me urime për t’u bërë mirë, gjithashtu, nga Blekbërn Roversi, që fitoi titullin në Premier Ligë në 1995 me trajner Dalglishin.
Sfidanti.al