Ballkani forcon skuadrën, Daja ka një sulmues të ri

Ballkani mori një rezultat historik mbrëmjen e djeshme, kur mposhti Dinamon e Zagrebit në fazën e grupeve të Liës së Konferenës. Klubi shpërblen Ilir Dajën pas këtij suksesi, duke i vënë në dispozicion një tjetër lojtar për të arritur objektivat e tij. Ballkani ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se nga sot ish-sulmuesi i Shkupit, Mamadou Danfa, është lojtari më i ri i skuadrës.

“Të dashur tifozë, Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa. 22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi”,ka  njoftuar klubi Ballkani.

sfidanti.al