Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre, ku veç golave të shënuar, nuk kanë munguar as asistet. Katër kuqezinj kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë fundjavë me skuadrat respektive. Myrto Uzuni realizoi golin e tij të parë në elitën spanjolle.