Një trajner i taekwondos nga Kosova ka goditur me shuplakë garuesen tetë vjeçare nga Kosova pas humbjes së kësaj të fundit në Kampionatin Evropian të taekwondos në Tiranë. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet se pas humbjes në finale nga Taekwondosja serbe Nina Savic, garuesja nga Kosova ajo sulmohet nga trajneri i saj.
Tirana mirëpret tjetër aktivitet të rëndësishëm të Taekwondo
Në Tiranë po zhvillohet nga data 7-10 nëntor Kampionati Evropian i kategorive Kadet dhe Fëmijë. Aktiviteti po mbahet në Parkun Olimpik “Feti Borova”, me pjesëmarrjen e 43 shteteve dhe më shumë se 1100 sportistëve. Në këtë kampionat shënohet njëherësh edhe pjesëmarrja më e madhe në këtë kategori, në nivel evropian sfidanti.al