Shumë vjet më parë, madje flitet për dekada, një trajner i Bajernit lëshoi një batutë që mbeti legjendare. Ishte Udo Lateku, strategu i viteve 80-të, që iu kthye ashpër menaxherit të përgjithshëm të asaj kohe, Uli Hënesit, duke i thënë: “Uli, largohu nga fusha, shkon në zyrë dhe numëro paratë”! Mesazhi ishte i qartë, pra