Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Jhon Lucumi nga Bologna, duke përforcuar repartin e mbrojtjes. Mbrojtësi kolumbian ka firmosur kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri më 30 qershor 2030. Lucumi, 28 vjeç, e nisi karrierën te Deportivo Cali, ku debutoi si profesionist që në moshën 17-vjeçare. Me paraqitjet e tij, ai spikati për karakterin dhe forcën fizike në fushë.

