Sikur na pëlqejnë më shumë anektodat se të vërtetat, ndaj edhe historia me dy trajnerët debutues, Panuçin e Kombëtares dhe Julianon e Partizanit, fillimisht, tregohej sikur të ishte pjellë e fantazisë. Thuhet se pyetja që kishte marrë presidenti Demi i Partizanit, kishte patur një dozë helmi, por edhe përgjigja s’mbetej pas për nga doza. President,
Juliano sheh larg, trajneri pret një Partizan të madh gjatë kampionatit
Prova e dytë doli dështim, ndonëse relativ. Partizani u mposht nga Ternana, skuadër e Serisë B italiane, por rezultati 1-3 nuk është se e shqetësoi edhe aq shumë trajnerin Mark Juliano. Diferenca mes dy skuadrave ishte e dukshme, edhe për shkak të faktit se Seria B fillon fundjavën e ardhshme, ndërsa Superliga shqiptare vetëm në