Partizani pritet ta nisë merkaton me largime, siç është ai i Andi Hadrojt, që duket gjithnjë pranë kalimit në Ukrainë, te klubi i Polisia Zhajtomir. Ai pritet t’i japë klubit një shifër të mjaftueshme të ardhurash sa për të hyrë në merkato dhe për të afruar lojtarë aty ku skuadra ka më së shumti nevojë.
Partizani, rikuperon Hadroj por jo Qirko
Pasi barazoi me Elbasanin, Partizani e ka spostuar menjëherë vëmendjen në ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë, e planifikuar për të shtunën në orën 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”. Të hënën skuadra është lënë pushim, teksa dje të zbarkuan në fushë, dikush për stërvitje e dikush për rikuperim. Tre lojtarë kanë probleme fizike dhe do të