Duket se te Partizani ka një çështje “Andi Hadroj”. Mbrojtësi i djathtë, që për shumë kohë ka qenë një titullar i padiskutueshëm, tani ka përfunduar në tribunë. Pukjani ishte i grumbulluar edhe nga Kombëtarja për dy ndeshjet e nëntorit, por te Partizani po përballet me një situatë të vështirë. Trajneri Veselinovic, prej thuajse 2 muajsh, nuk e preferon mbrojtësin e krahut dhe për të tashmë ngrihen disa dyshime. Për 25-vjeçarin nuk raportohet të ketë ndonjë dëmtim dhe është i çuditshëm fakti që sfidën me Dinamon para grumbullimit të Kombëtares dhe duelin me Laçin t’i shikojë nga tribuna. Mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në ditët e ardhshme, pasi për lojtarin përflitet edhe për një shitje të mundshme në merkaton e janarit.
sfidanti.al