Trajneri i Empoli-t, Roberto D’Aversa ka folur, pas barazimit 1-1 ndaj Udinese-s në Serie A, për të ardhmen e mbrojtësit të kombëtares shqiptare të futbollit, Ardian Ismajli-t, i cili po lidhet me një transferim të madh gjatë merkatos së janarit. Kreu i stolit të skuadrës toskane u ndal në veçanti te mbrojtësi që po shfaqet në superformë këtë sezon. Ai deklaroi se rrezikojnë që ta humbasin Ismajlin gjatë merkatos së dimrit. 28-vjeçari shqiptar ka përfunduar në fokusin e Juventus-it, Napoli-t dhe Lazio-s, me të tre klubet që e pëlqejnë shumë lojtarin e Kombëtares “kuqezi”. Ismajli u shfaq në formë shumë të mirë edhe në ndeshjen e së hënës, me shqiptarin që ishte lojtari më i vlerësuar i takimit Empoli-Udinese.
sfidanti.al