Dikur volejbolli shqiptar mburrej me një Ela Tase apo Mimoza Ibrahimi, e shumë më herët me të paharruarën Fahrie Hoti, ndërsa sot stafetën e ka një yll vërtet I shkëlqyer që luan në Itali. Erblira Bici, 29-vjeçarja e mrekullueshme, shtatlartë 1.85 metra, u konfirmua si njëra nga lojtaret më të mirë të elitës në Apenine,
