Kukësi e humbet edhe miqësoren e dytë në Antalja të Turqisë. Pas disfatës ndaj Istanbul Bashakshehirit, verilindorët e Ernest Gjokës sot u mposhtën 1-0 nga kazakët e Kairat Almatit. Goli që vulosi ndeshjen erdhi pesë minuta pas pushimit me autor Gerard Gohu, i cili me kokë mposhti portierin Koliçi pas një krosimi nga e majta.