Dashuria për futbollin e Alexander Zverev nuk njeh limite dhe për të kaluar dy ditë ndryshe por për të kontribuar edhe për një kauzë bamirësie, tenisti gjerman paguajti 9 mijë euro. Paratë do të derdhen në llogarinë e fondacionit të Bayern Munchen dhe do të shkojnë për fëmijët e sëmurë me diabet. Zverev regjistrohet kështu në inisiativën e klubit gjerman ku mund të bashkohet çdo i interesuar. Ai do të udhëtojë në të njëjtin avion me skuadrën drejt transfertës së Manchester për Ligën e Kampioneve dhe do të qëndrojë me skuadrën gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Sacha është një fans i madh i Bayern Munchen ndërsa edhe vetë vuan nga diabeti i kategorisë 1 që kur ishte 3 vjeç. Paketa 9 mijë euroshe parashikon pjesëmarrjen edhe në stërvitjen e fundit të Bayern Munchen por edhe qëndrimin në dhomat e zhveshjes.
sfidanti.al