Zhan Tod… vetëm ti e zbulon misterin që rrethon Mihael Shumaherin

Ish-shefi i madh i Ferrarit dhe një nga miqtë më të afërt të Mihael Shumaherit, Zhan Tod, duke folur për gjendjen shëndetësore të automobilistit të famshëm gjerman, tha se ajo tani është shumë më e mirë.
Shumaheri mbushi këto ditë 50 vjeç dhe lidhur me këtë datë jubilare u prononcua edhe bashkëshortja e tij që nuk tha asgjë të re lidhur me gjendjen shëndetësore të Shumit që ka pësuar një aksident të rëndë para pesë vitesh.
Sifoqoftë, më shumë zbuloi për gjendjen e pilotit legjendar miku i tij, Zhan Tod, që tha se ai e kishte parë garën e “Formulës Unos” së Brazilit nga dhoma e Shumaherit dhe se kjo gjë nuk do të ndodhte, nëse ai do të ishte i lidhur me aparate mbas krevatit.
“Me të unë kam parë shumë gara si para aksidentit, ashtu edhe mbas tij”, tha Todi.
Me rastin e 50-vjetorit të tij, shumë pilotë të “Formulës Uno” i dërguan Shumaherit urime mbështetjeje. “Ai ka qenë mësuesi im. Ne kemi qenë bashkë te Ferrari dhe qëndrimi pranë tij për mua ka qenë një përvojë fantastike”, vinte në dukje në urimin e tij Filipo Masa. Luis Hamiltoni thekson se ai e konsideron Shumaherin si më të madhin në historinë e automobilizmit, ndërsa Sebastian Feteli nënvizoi se atij i mungojnë këshillat e Shumit.
Sfidanti.al