Boksieri Besar Nimani, është vrarë të shtunën në qytetin e Bielefeldit në Gjermani, këtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. Sipas raportimeve nga mediat në Gjermani si dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Nimani është qëlluar sapo ka dalë nga restoranti. Sipas “Bild”, vdekja e 38-vjeçarit është konstatuar në vend të ngjarjes nga ekipi mjekësor. Autorët që kryen këtë vrasje janë identifikuar nga autoritetet gjermane, ndërsa është thënë se një sulm i ngjashëm ndaj tij kishte ndodhur edhe në vitin 2013. Nimani gjatë karrierës së tij si boksier profesionist ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka arritur që të shënojë fitore në 26 prej tyre ndërsa ka pësuar vetëm një humbje.
sfidanti.al