Garat me kuaj, zhvillohet edicioni i 5-të

As reshjet e shiut nuk e ndalën, që bregdeti i Darëzezës në Fier të kthehej ne një piste garash me kuaj. Ne aktivitetin qe zhvillohet për te pestën herë radhazi morën pjese 5 ekipe nga qytetet e Shqiiperisë, të cilët garuan në stil të lirë në një gjatësi prej 5 km. Në garën qe tërhoqi vëmendjen e dhjetëra vizitoreve, fitues u shpall garuesi nga Shkodra i cili kërkoi qe ky sport të marrë më shumë vëmendje. Organizatorët pohuan me keqardhje se ky sport me qindra dashamirës në vendin tonë nuk po merr vëmendjen e duhur dhe është tërësisht jashtë vëmendjes së Ministrisë së Sportit. E veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e konkurrentit 12-vjeçar Roan Kallbaqi i ekipit durrsak, i cili doli fitues i vendit të tretë. Garuesit kërkuan qe Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë, hipodromi dhe ambiente të përshtatshme, pasi do të tërhiqte jo vetëm pasionantët e hipizmit por edhe turistë të shumtë.

sfidanti.al