Ashtu sic ndodh mes dy të dashuruarve kur ndahen, edhe Sebastian Vettel zgjodhi të lërë pas të kaluarën, dmth Ferrarin. Piloti gjerman në fakt ka nxjerrë në shitje 5 makinat e tij të prodhuara nga kompania nga Maranello që ishin pjesë e koleksionit të tij. Lajmërimi u shfaq në rrjetet sociale të kompanisë së Tom Hartley Junior c që merret me supermakinat.
Në këtë mënyrë, Vettel që kaloi te Aston Martin vendosi të bishatisë garazhin e tij dhe të ‘heqë qafe’ makina si LaFerrari e 2016, me vetëm 490 km, Ferrari Enzo të 2004, dhe një F50 të 1996. Po kështu në shitje doli edhe F12tdf e 2016 dhe një Ferrari 458 Speciale e prodhuar në vitin 2015; nga të 5 makinat Ferrari u shitën menjëherë LaFerrari dhe F50 që fituan një vlerë të vecantë për shkak edhe të pronarit të tyre
Po kështu Vettel vendosi të shesë edhe Mercedes Benz SL65 AMG ‘Black Series’ të 2009, një Mercedes-Benz SLS AMG Gullëing të 2010 dhe një BMË Z8 të 2002.
Sfidanti.al