Mediat britanike shpesh herë të bëjnë për të qeshur me mbështetjen e skajshme dhe të njëanshme të sportistëve të tyre (ndoshta si shumica e mediave të botës). Qeshja e fundit mund të vijë nga diskutimi prej nja 2-3 muajsh për fatin e titullit botëror në Formula 1 që u fitua nga Maks Verstapen me makinën Red Bull. Sidomos tabloidët angleze i mëshuan tezës së Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) duhej të merrte vendim për të shkarkuar Majkëll Masin, drejtorin e Formula 1 dhe po ashtu t’ia hiqte titullin Verstapenit e t’ia jepte Ljuis Hamiltonit të Mercedesit. Më në fund, FIA vendosi që ta shkarkonte Masin, por që titullin t’ia linte Verstapenit. Holandezi ishte padyshim piloti më i mirë, me dyfishin e fitoreve të anglezë, dhe më shumë “pole position”-e. E drejta ishte me të, por ja që tabloidëve britanikë e drejta u duket gjithmonë se duhet të jetë në anën e tyre.
Sfidanti.al