Verstappen ia hap dyert Vettelit: Ai te Red Bull? Asnjë problem

‘Kam pasur Daniel Ricciardon si shok skuadre dhe mendoj se gjërat shkuan mirë, por në fund nuk jam unë ai që vendos. Nuk kam punuar kurrë me Sebastianin, kështu që nuk e kam idenë si mund të jetë, por mendoj se nuk do të kisha probleme. Të gjithë pilotët që vijnë në Formula 1 duan të fitojnë’-kjo është ajo që ka deklaruar Max Verstappen për një televizion austriak në lidhje me një rikthim të mundshëm të Sebastian Vettel te Red Bull.

‘Në fund, ka shumë pilotë të mirë, por ajo që ka më shumë rëndësi është makina se piloti-vijoi Verstappen-në 5 vitet e fundit të gjithë do të donin të fitonin kampionatin duke drejtuar një Mercedes’.

Sfidanti.al