Xhek Lamota, boksieri legjendar që shërbeu si frymëzim për filmin “Demi i tërbuar”, vdiq në moshën 95 vjeç nga komplikimet që i shkaktoi atij pneumonia dhe, ndër figurat e para publike që e nderuan atë, ishin regjisori i filmit të mësipërm, Martin Skorceze, dhe aktori i mirënjohur Robert de Niro që luan rolin e Lamotës në këtë film.
“Lamota do të mbahet mend si një kampion i madh. Ai ishte më i madh sesa vetë jeta. Ka pasur një jetë të vështirë, me shumë pengesa, por ai diti që t’i kapercei ato”, deklaroi Skorceze. De Niros, mbasi lexoi kujtimet e Lamotës në vitet 1970, iu bë obsesion që historinë e këtij boksieri të madh ta shndërronte në film dhe, si regjisor, zgjodhi bashkëpunëtorin e tij shumëvjeçar, Skorcezen. Që t’i përshtatej rolit, ai (De Niro) u stërvit me vetë Lamotën, ndërsa ra 27 kg.
“Ne stërviteshim me një intensitet të lartë, por, sidoqoftë, tregoheshim të kujdesshëm. Nuk kishim ndërmend që të vrisnin ndonjërin! Xheku më afrohej dhe më thoshte; ‘Mos ki frikë, hajde, më godit mua!’. Dhe, imagjinojeni, atëkohë, ai ishte 55 vjeç, por ishte shumë i fortë”, deklaroi De Niro në një intervistë në “Tajm”, më 2013. Për rolin e Xhek Lamotës, Robert de Niro mori Oskarin e dytë më 1981. Lamota, gjatë karrierës së tij, arriti 83 fitore dhe kishte 19 humbje.
Sfidanti.al