Triumf i Amarildo Bakajt, boksieri shqiptar mbetet i pamposhtur

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, vijon të mahnisë me performancën e tij, teksa mbrëmjen e djeshme triumfoi ndaj ganezit, Maluvi Folivi. Në ndeshjen e zhvilluar në Londër, shqiptari ishte i papërmbajtshëm.  Pavarësisht se e nisi ndeshjen jo mirë dhe rivali po kryesonte me pikë, Amarildo Bakaj përmbysi gjithçka në raundin e katërt. Një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin. Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring. Kjo ishte ndeshja e 12 në karrierë për Amarildo Bakajn, që nuk njeh asnjë humbje, por vetëm fitore.

sfidanti.al