Tragjedi në boksin e SHBA, ndërron jetë Patrik Dej, 27 vjec

Tragjedia prek boksin në SHBA. Patrik Dej që ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pas duelit të së mbrëmjes të së shtunës, ndërroi jetë në moshën 27 vjecare për shkak të dëmtimit në tru. Ai që konfirmoi lajimin ishtr promotori Lu DiBela:

‘Patrik Dej ndërroi jetë në 16 tetor 2019 për shkak të dëmtimit cerebral traumatik të pësuar në duelin e tij me bashkëkombasin Carls Konuell në kategorinë superëelter-tha Lu DiBela në një komunikatë-ishte I rrethuar nga familjarët, miqtë e ngushtë dhe anëtarët e stafit të tij mes të cilëve ndodhej edhe mentori, miku dhe trajneri I tij Xho Higins. Në emër të familjes së Patrikut, skuadrës dhe të dashurve të tij, ju jemi mirënjohës  për lutjet, mbështetjen dhe afeksionin e treguar ndaj Pat’.

Gjithcka ndodhi në raundin e 10 të duelit të së shtunës që u zhvillua në Ëintrust Arena të Cikagos  kur Dej pësoi knockout pas një gjuajtje të fortë me të majtën të Konuell duke bërë që koka e tij të përplasej me forcë në tokë. I ndodhur në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes, Dej ishte lëkundur edhe pak më parë pas një gjuajtje me të djathtën të kundërshtarit të tij

Sfidanti.al