Te Ferrari duken të dorëzuar

Formula 1 nuk njeh pushim, teksa Botërori 2025 këtë fundjavë zhvendoset në Bahrejn për raundin e katërt. Pas provës aspak të mirë në Suzuka, Ferrari thirret në apel në një tjetër garë kur shpresohet kthesa. Objektivi për skuadrën nga Maranelo nuk është MekLareni, por bërja e një hapi përpara dhe arritje e podiumit. “Fakti që gara e katërt e sezonit zhvillohet në Bahrejn na jep mundësinë për të matur progresin që kemi bërë në menaxhimin e SF-25 në krahasim me testet e një muaji e gjysmë më parë në këtë pistë. Ne e dimë se ende na mungon performanca për të qenë në gjendje të luftojmë me MekLarenin dhe besojmë se duhet të bëjmë njëfarë progresi, veçanërisht në drejtim të optimizimit të bilancit të makinës”, deklaron drejtori i ekipit, Frederik Vasër.

sfidanti.al