Lauren Fryier është e dashura e Declan Rice, e cila pas golave të partnerit të saj në ndeshjen Arsenal–Real Madrid në Ligën e Kampionëve u bë viktimë e sulmeve për shkak të fizikut të saj. Ajo u bë shënjestër e fyerjeve dhe ofendimeve më të pakëndshme për shkak të pamjes së saj trupore. Këto sulme mund të përmblidhen me termin “body shaming”, ku tifozët më të ekzagjeruar të Real Madrid shfrynë mllefin në rrjetet sociale për shkak të humbjes që pati skuadra e tyre në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions.
Dygolëshi i lojtarit të Arsenal i acaroi shumë tifozët e Real Madrid, sidomos goli i dytë me goditje nga dënimi që ishte balistikisht e shkëlqyer dhe një goditje fatale për spanjollët. Në një komunitet shpesh të karakterizuar nga abuzime dhe ekzagjerime nga përdoruesit, ndodhi që një nënë (në këtë rast partnerja e lojtarit) të jetë shënjestër për faktin se nuk ka pamjen që shumica mendon se duhet të ketë një “WAG” (grua e lojtarëve të futbollit), e cila sipas kritereve të rrjeteve sociale duhet të plotësojë një standart të bukurisë shumë specifik.
“Ajo” që bëri që Lauren Fryier të jetë shënjestër është frustimi i egër nga një pjesë e tifozëve të Real Madrid, të cilët nuk mund ta pranonin humbjen. E për këtë arsye e përdorën atë për ta sulmuar. Fyerjet dhe komentet ishin të ulëta dhe të shëmtuara, përfshirë shpifje të drejtpërdrejta ndaj pamjes së saj, si: “Ai mund të shënojë shumë gola, por kur të kthehet në shtëpi, do të gjejë atë vajzën e shëndoshë me fytyrë derri dhe trupin si salsiçe”. Ajo që ka ndodhur është një sulm me armiqësi të pastër dhe negativitet të lartë.
Lauren, origjinale nga Chessington (Londër), ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së Declanit që nga rinia e tij dhe gjithmonë ka qenë pranë tij, si në karrierën e tij te West Ham United, ashtu dhe në ekipin kombëtar të Anglisë. Ata gjithmonë kanë menaxhuar marrëdhënien e tyre në një mënyrë të kujdesshme dhe diskrete, larg shikimit të kamerave dhe vëmendjes së mediave. Ata preferojnë të jetojnë një jetë të thjeshtë dhe të zakonshme, siç duken në momente të zakonshme të jetës së tyre, qoftë në pushime apo edhe gjatë aktiviteteve që kanë të bëjnë me futbollin.
sfidanti.al