“Steka e artë”, Eklent Kaçi shpallet fitues

Eklent Kaçi fitues i Stekës së “Artë në Laç”, e cila për tre ditë, pas 12 vitesh, u zhvillua përsëri në qytetin kurbinas. Ky event, që mblodhi mbi 60 bilardistë jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga vende të tjera të Ballkanit, ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Kledio Kaçi ishte në vendin e dytë. Edmond Zaja dhe Labinot Markaj kanë ndarë vendin e tretë e të katërt. Një aktivitet që ishte nën kujdesin e Kryetares së Bashkisë Laç, Majlinda Cara, ndërsa në qytetin kurbinas pritet që në vazhdim të ketë edhe aktivitete më të medha ndërkombetare në sportin e bilardos.

sfidanti.al