Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e skiatorit shqiptar Denni Xhepa në arenën ndërkombëtare. 22-vjeçari u rendit i pari dhe siguroi fitoren në garën FIS të slalomit gjigand, të vlefshme për GPI Dicoflor – Trofeo Rizzi Commerciale, e zhvilluar në Ponte di Legno, Itali. Pas tij u renditën Lorenzo Gerosa dhe Marco De Zanna, duke kompletuar podiumin e ditës. Gara në Ponte di Legno, Itali, u karakterizua nga konkurrencë e fortë dhe nivel i lartë teknik, duke konfirmuar rëndësinë e saj në kalendarin FIS dhe GPI Dicoflor.
sfidanti.al

