Ndonëse Nikola Jokiç nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë, madje ishte dobët, sërish Miluoki nuk ia doli në fushën e Denverit. Mungesa e kapitenit Janis Antetokumbo ishte padyshim arsyeja kryesore, ndërsa klubi e tifozët shpresojnë që ai të kthehet sa më shpejt, përndryshe mund të humbet faktori fushë në një finale të mundshme të plej ofit në NBA. Në Denver përfundoi 109-95, pra diferencë që tregon gjithçka, veçse duhet theksuar se Miluoki pati edhe mungesa të tjera. Nuk luajtën titullarët bazë si Kris Midëllton, Erik Bledsou, Bruk Lopez apo një lojtar i rëndësishëm si Xhorxh Hill. Praktikisht, në parket u paraqit ekipi i dytë. Kajl Korver ishte më i miri me 23 pikë, ndërsa Stërling Braun shënoi 16 pikë. Tek Denveri, Jokiç pati vetëm 19 pikë, por edhe 9 topa në tabela e 7 asistë. Marrej udhëhoqi me 21 pikë, Milsap me 20 dhe Xheremi Grant me 19. Miluoki mbetet skuadra më e mirë në NBA me 53 fitore e 12 humbje, por vetëm 1 humbje larg Lejkërsave, ndërsa Denveri është i treti në Perëndim.
Sfidanti.al