Sinner triumfon në Vjenë, mposht Zverev-in

Pas një beteje prej më shumë se dy orësh e gjysmë, Jannik Sinner u shpall kampion i turneut ATP 500 të Vjenës, duke mposhtur gjermanin Alexander Zverev me përmbysje 3-6, 6-3, 7-5. Italiani, që arriti fitoren e tij të 22-të në karrierë, tregoi forcë mendore dhe pjekuri të madhe pas një fillimi të vështirë ku Zverev dominoi me saktësi dhe ritëm nga fundi i fushës.

Në setin e dytë, Sinner ndryshoi strategji, duke përdorur me zgjuarsi goditjen e shkurtër për të prishur ritmin e kundërshtarit dhe për ta kthyer ndeshjen në favorin e tij. Vendimtare ishte pjesa e fundit e setit të tretë, ku Sinner realizoi “break”-un që i dha trofeun.

Ky është titulli i katërt sezonal për 23-vjeçarin pas sukseseve në Australian Open, Wimbledon dhe Pekin, si dhe fitorja e 21-të radhazi në ndeshjet e zhvilluara në sipërfaqe të fortë në ambiente të mbyllura. Një tjetër dëshmi e formës fenomenale të italianit.

sfidanti.al