Shtëpia e Bardhë do të organizojë një ndeshje UFC për 80-vjetorin e Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se do të ketë një ndeshje të Kampionatit “Ultimate Fighting” (UFC) në ambientet e Shtëpisë së Bardhë për të shënuar 80-vjetorin e tij, më 14 qershor. Trump, një tifoz i UFC-së, e bëri njoftimin në platformën e tij në “Truth Social”.

Ky vit shënon 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe planet fillestare ishin që ndeshja të zhvillohej më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Trump mori pjesë dje në një ndeshje të UFC-së, në Miami me disa anëtarë të familjes dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, kur zëvendëspresidenti, JD Vance njoftoi pas bisedimeve në Pakistan se, nuk ishte arritur një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. UFC është liga më e madhe profesionale për artet marciale të përziera (MMA), një sport luftarak popullor veçanërisht në SHBA që kombinon disa disiplina. Në duelet e tyre në zona luftimi si kafaz, luftëtarët përdorin elementë dhe teknika nga boksi, kikboksi dhe mundja. Ndryshe nga mundja, ndeshjet nuk janë të inskenuara.

sfidanti.al