Shokohet Euroleague, sulmohen 3 arbitra

Një episod i shëmtuar trondit Euroleague në basketboll; arbitri italian Luigi Lamonica dhe kolegët e tij Damir Javor dhe Emin Mogulkoc u sulmuan nga persona të panjohur pas përfundimit të ndeshjes mes Panathinaikos dhe Barcelonës e fituar nga kjo e fundit 92-81.

Arbitrat ishin duke u kthyer në hotelin e tyre kur persona me motorë iu afruan kur ishte 5 km larg OAKA duke goditur pjesën e pasme të taksisë ku ndodheshin 3 gjyqtarët, ku ai që u lëndua më shumë ishte pikërisht italiani Lamonica i cili u dërgua në spital për t’u larguar pas disa orësh duke u shoqëruar në hotel nga policia greke që i ka nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të shtune Lamonica u kthye në Itali duke konfirmuar se nuk kishte probleme serioze nga ky incident dhe se është gati për të drejtuar ndeshjen e radhës.

sfidanti.al