Një personazh i papritur u shfaq në Medison Skuer Garden të Nju Jorkut. Në “Mekën” e sportit amerikan, përpara qindra e mijëra tifozëve, doli Ronda Rusei, bukuroshja e arteve marciale të përziera. Amerikania e kishte deklaruar rikthimin pas humbjes së papritur që pësoi disa kohë më parë, por tifozë u habitën pasi ishin mbledhur për të parë peshimin dhe përballjen përpara sfidës, së dy luftëtarëve të MMA-së, Konor Mekgregorit dhe Edi Alvarezit.
Edhe pse publiku që kishte mbushur plot sallën e kompleksit gjigand ishte në pjesën më të madhe irlandez, dhe brohoriti fuqishëm Mekgregorin, Rusei po ashtu pati një impakt. Ajo do të ndeshet me Amanda Nunesit në dhjetor, në një përpjekje për të rrëmbyer sërish titullin botëror që e ka Nunes. Rusei u mund vjet, pak a shumë në këtë periudhë të vitit, nga Kelli Holms, duke i dhënë fund një serie të gjatë pathyeshmërie.
B. Kuka