Frikë nga tifozët shqiptarë? Shikoni përleshjet në Rumani!

Në një kohë që frika është e madhe për ndonjë të papritur në përballjen në “Elbasan Arena”, futbolli e tregoi anën e tij të dhunshme në Rumani. Shtatëmbëdhjetë tifozë u morën në pyetje nga policia në Bukuresht pas përballjes Rumani-Poloni, ku dy njerëz u detyruan të shtrohen në spital. Nga këta 12 ishin polakë dhe 5 vendas, ndërsa dymbëdhjetë tifozë u gjobitën.
Tifozët e të dyja palëve u përpoqën të përlesheshin, hodhën flakadanë drejt njëri-tjetrit, si dhe në fushën e lojës, si dhe hodhën fishekzjarr në këmbët e sulmuesit polak, Robert Levandovski. Nuk është hera e parë që gjëra të tilla ndodhin në stadiume në ndeshjet eleminatore në Europë, pasi pak kohë më parë në përleshje të ashpra u përfshinë tifozë rumunë dhe hungarezë.
B. Kuka