Red Bull bën listën e ‘të këqijve’; Ferrari, Hamilton, Wolff

Red Bull në versionin Santa Claus përpilon listën e të mirëve dhe të këqijve të këtij viti 2020. Në mënyrë simpatike, skuadra nga Milton Keynes ka lëshuar disa shigjeta thumbuese kundrejt rivalëve. Nuk ka dhurata për Ferrarin që largoi në mënyrë të shëmtuar Sebastian Vettel, Totto Wolff për favorizimin ndaj Racing Point dhe Lewis Hamilton që nxori jashtë gare Albon në Austri. Surprizë në këtë ‘listë të zezë’ të ‘Babagjyshit Red Bull’ figuron edhe emri i Max Verstappen për fjalët e pista dhe Helmut Markon për qortimet.

Ndërsa në listën e të mirëve janë Verstappen për fitoren në Silverstone  që kompeson gjuhën e tij aspak jetike, Max Albon për podiumin në garën e Mugellos, pierre Gasly për  fitoren në Monza dhe Lewis Hamilton për titullin e 7. Në këtë listë janë edhe mjekët që i shpëtuan jetën Romain Grosjean; Ian Roberts dhe Alan Van der Merëe.

Sfidanti.al